3fotoDysheme WPC
Kafe e errëtProjekt
Dysheme WPC e ndërtuar rreth pemëve ekzistuese, për mbrëmje verore nën drita.
Rreth projektit
Ky oborr u ndërtua rreth pemëve që ishin aty, pa i prerë ato. Dërrasat WPC u prenë me kujdes rreth trungjeve dhe hapësira mes tyre u mbush me gurë të bardhë dekorativë. Me rrethojën e bardhë dhe dritat e varura, oborri është bërë vendi i preferuar për darkat verore.
Galeria
Klikoni një foto për ta parë në ekran të plotë.
Dëshironi diçka të ngjashme për shtëpinë tuaj?
Le të bisedojmë
Na tregoni për tarracën, oborrin apo fasadën tuaj. Ju ndihmojmë të zgjidhni materialin dhe ngjyrën e duhur dhe ju përgatisim ofertën.